Shitet një shtëpi private, dy-katëshe, me garazh, një verandë te gjerë dhe një ballkon i madh me pamje të mrekullueshme mbi qytetin, ideale për mëngjese të qeta apo darka në ajër të pastër. Shtepija shtrihet në një truall prej 350 m² dhe është e rrethuar nga pemë frutore, që krijojnë një ambient të gjelbëruar dhe mikpritës gjatë gjithë vitit. Prona ndodhet në një rruge private që ofron qetësi dhe privatësi maksimale Në një zonë tejet të favorshme, shumë pranë qendrës së qytetit, me akses të lehtë markete, restorante dhe shërbime të tjera të përditshme. Kjo është mundësia ideale për këdo që kërkon të jetojë në një zonë qendrore pa humbur ndjesinë e qetësisë dhe jetesës në natyrë. Mos e humbisni këtë mundësi për të investuar në një shtëpi me vendndodhjen me te kerkuar ne qytetin e Lushnjes.